⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmetohet nga disa prej shokëve të Pejgamberit (s.a.v.s.) se ai ka thënë: "Gjatë kohës që isha në gjumë, pashë njerëz që po më paraqiteshin; ata kishin veshur këmisha. Disave u arrinin deri te gjoksi, ndërsa të tjerave edhe më poshtë se aq. Pastaj mu paraqit Omeri, i cili kishte veshur një këmishë që e zvarriste." Ata e pyetën: "Si e interpretove këtë, o i Dërguari i Allahut?" Ai u përgjigj: "Fenë."