⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Dherri se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë: "Kushdo që e ngre perden dhe shikon brenda në shtëpi para se t'i jepet leje, duke parë kështu auratin e banorëve të saj, ai ka bërë një vepër të ndaluar që nuk i lejohej ta bënte. Sikur në çastin kur ai shikon brenda, një burrë t’ia nxirrte sytë, ai nuk do të kishte asnjë përgjegjësi për këtë. Ndërsa nëse një burrë kalon pranë një dere që nuk ka perde e as nuk është e mbyllur dhe shikon, atëherë mbi të nuk ka gjynah; gjynahu bie vetëm mbi banorët e shtëpisë."