⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Salim bin Ubejdi: Ai ishte me disa njerëz në një udhëtim dhe një burrë prej tyre teshtiu e tha: "Es-selamu alejkum". Salimi i tha: "Alejke ue ala ummik" (Mbi ty dhe mbi nënën tënde). Burrit sikur i erdhi rëndë kjo, andaj Salimi i tha: "Vërtet, unë nuk thashë asgjë tjetër përveç asaj që ka thënë Pejgamberi (s.a.v.s.); një burrë teshtiu në prani të Pejgamberit (s.a.v.s.) dhe tha: 'Es-selamu alejkum', andaj Pejgamberi (s.a.v.s.) i tha: 'Alejke ue ala ummik'. Kur ndonjëri prej jush teshtin, le të thotë: 'El-hamdulilahi rabil-alemin' (Lavdia i takon Allahut, Zotit të botëve), kurse ai që i përgjigjet le t'i thotë: 'Jerhamukall-llah' (Allahu të mëshiroftë), e ai le t'ia kthejë: 'Jegfirull-llahu lena ue lekum' (Allahu na faltë neve dhe juve)."