⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton El-Bera b. Azibi: I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) na urdhëroi për shtatë gjëra dhe na ndaloi nga shtatë të tjera. Na urdhëroi: ta përcjellim xhenazen, ta vizitojmë të sëmurin, t'i lutemi Allahut për atë që teshtin, t'i përgjigjemi ftesës, ta ndihmojmë të shtypurin, ta mundësojmë përmbushjen e betimit dhe ta kthejmë selamin. Ndërsa na ndaloi nga: unazat prej ari, enët prej argjendi, veshja e mëndafshit, dibaxhi, istabraku dhe el-kasiju (lloje të veshjeve prej mëndafshi).