⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Zejd bin Erkami: Isha me axhën tim kur e dëgjova Abdullah bin Ubejj bin Selulin duke u thënë shokëve të tij: "Mos shpenzoni për ata që janë me të Dërguarin e Allahut, derisa ata të shpërndahen prej tij", dhe: "Nëse kthehemi në Medine, më i fuqishmi me siguri do ta nxjerrë prej saj më të dobëtin." Këtë ia tregova axhës tim, e axha im ia tregoi këtë Pejgamberit (s.a.v.s.). Pejgamberi (s.a.v.s.) më thirri dhe unë ia tregova ngjarjen. Atëherë i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) dërgoi njerëz tek Abdullah bin Ubejji dhe shokët e tij, por ata u betuan se nuk e kishin thënë atë. Kështu, i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) nuk më besoi mua dhe i besoi atij. Mua më kaploi një brengë e tillë që nuk më kishte goditur kurrë më parë, andaj qëndrova në shtëpi. Axha im më tha: "Ti nuk arrite gjë tjetër, përveçse i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) të të konsiderojë gënjeshtar dhe të të urrejë." Pastaj Allahu i Madhëruar shpalli: "Kur të vijnë ty munafikët...", kështu që i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) dërgoi njerëz të më thërrasin, e lexoi atë dhe tha: "Vërtet, Allahu e vërtetoi atë që the ti."