⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton El-Bera bin Azibi se Pejgamberi (s.a.v.s.) i tha: "A të të mësoj disa fjalë që t'i thuash kur të shkosh në shtratin tënd? Nëse vdes atë natë, do të vdesësh në Fitre, e nëse gdhihesh në mëngjes, do të gdhihesh me mirësi. Thuaj: 'O Allah, vërtet unë t'u dorëzova Ty, e ktheva fytyrën time nga Ti, ia besova çështjen time Ty dhe mbështeta shpinën time tek Ti, duke shpresuar në Ty dhe duke t'u frikësuar Ty. Nuk ka strehë as shpëtim prej Teje përveçse te Ti. Besova në Librin Tënd që e ke zbritur dhe në Pejgamberin Tënd që e ke dërguar'." El-Bera tha: "Unë thashë: 'Dhe në të Dërguarin Tënd që e ke dërguar'." Ai (s.a.v.s.) më goditi me dorën e tij në gjoks e pastaj tha: "Dhe në Pejgamberin Tënd që e ke dërguar."