⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ubade bin es-Samiti se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë: “Kush zgjohet natën dhe thotë: ‘S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i Pashoq, Atij i takon sundimi dhe Atij i takon lavdërimi, Ai është i Fuqishëm mbi çdo gjë. I Lartësuar qoftë Allahu, falënderimi i takon Allahut, s’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Allahu është më i Madhi dhe nuk ka forcë e as fuqi përveçse me ndihmën e Allahut’ (Lā ilāha illallāh, waḥdahu lā sharīka lahu, lahul-mulku wa lahul-ḥamdu, wa huwa ‘alā kulli shej’in kadīr. Wa subḥānallāh, wel-hamdu lillāh, wa lā ilāha illallāh, wa Allāhu ekber, wa lā haula wa lā kuwwata illā billāh) – e pastaj thotë: ‘O Zoti im, më fal’ (Rabbigfir-lī) – ose bën ndonjë lutje, lutja e tij do të pranohet. E nëse vendos, merr abdest dhe fal namaz, namazi i tij do të pranohet.”