⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Omer b. el-Hattabi se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë: “Kush thotë në treg: ‘S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i Vetëm, pa ortak, Atij i takon sundimi dhe Atij i takon falënderimi, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, Ai është i Gjallë dhe nuk vdes kurrë, në Dorën e Tij është e mira dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë’ (La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu, juhji ue jumitu, ue huue hajjun la jemutu, bijedihil-hajru, ue huue ala kul-li shej’in kadir), Allahu do t’i shënojë atij një milion mirësi, do t’i fshijë një milion gjynahe dhe do t’i ndërtojë një shtëpi në Xhenet.”