⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Dherri: I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë: “Kush thotë në fund të namazit të sabahut, duke qenë ende me këmbët e mbledhura e para se të flasë: ‘Nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut, i Vetëm dhe pa ortak, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi, Ai jep jetë dhe shkakton vdekje, dhe Ai është i Fuqishëm mbi çdo gjë’ (Lā ilāha illallāh, waḥdahu lā sherīke lehu, lehul-mulku we lehul-hamdu, juhjī we jumītu, we huwe ‘alā kulli shej’in kadīr) dhjetë herë, do t’i shënohen dhjetë mirësi, do t’i fshihen dhjetë gjynahe, do t’i ngrihet pozita për dhjetë shkallë dhe do të jetë i mbrojtur gjatë asaj dite nga çdo gjë e pakëndshme, i ruajtur nga shejtani dhe asnjë gjynah nuk do ta asgjësojë atë në atë ditë, përveç shirkut ndaj Allahut.”