⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ibn Abbasi: I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) kaloi pranë dy varreve dhe tha: "Vërtet, ata të dy janë duke u dënuar në varret e tyre, e nuk po dënohen për diçka që ishte e rëndë (për t'u evituar). Njëri prej tyre shpërndante thashetheme, ndërsa tjetri nuk mbrohej nga urina (nuk pastrohej prej saj)." Pastaj mori një degë të njomë hurme, e theu në dysh dhe e nguli nga një pjesë te koka e secilit varr. Atëherë tha: "Mbase mund t'u lehtësohet dënimi derisa ato të mos jenë tharë."