⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Abdullah bin Mesudi:
I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) vizatoi një vijë në formë katrori, pastaj vizatoi një vijë në mes të tij që dilte jashtë tij, pastaj vizatoi disa vija të vogla anash kësaj vije të mesit (brenda katrorit) dhe tha: "Kjo vija në mes është njeriu, ndërsa ky katrori që e rrethon është exheli (vdekja) e tij. Kjo vija që del jashtë katrorit janë shpresat e tij, ndërsa këto vijat e vogla anash janë sprovat dhe fatkeqësitë e jetës; nëse i shpëton njërës, e godet tjetra, e nëse i shpëton edhe asaj, e godet tjetra."