⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Hurejre: Pejgamberi (s.a.v.s.) u ngrit në këmbë kur Allahu i Madhëruar shpalli ajetin: "Dhe paralajmëro farefisin tënd më të afërt", e tha: "O kurejshë! Shpëtoni veten tuaj prej dënimit të Allahut, sepse unë nuk mund t'ju bëj asnjë dobi para Allahut. O bijtë e Abdumanafit! Unë nuk mund t'ju bëj asnjë dobi para Allahut. O Abbas bin Abdulmuttalib! Unë nuk mund të të bëj asnjë dobi para Allahut. O Safije, halla e të Dërguarit të Allahut! Unë nuk mund të të bëj asnjë dobi para Allahut. O Fatime, e bija e Muhamedit! Kërkomë nga pasuria ime çfarë të duash, por unë nuk mund të të bëj asnjë dobi para Allahut."