⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Abdullahu: Si do të jetë gjendja juaj kur t'ju kaplojë një fitne, në të cilën i moshuari plaket e i vogli rritet, saqë nëse lihet diçka prej saj, thuhet: "Është lënë Sunneti"? Ata pyetën: "E kur do të ndodhë kjo?" Ai u përgjigj: "Kur të ikin dijetarët tuaj e të shtohen të paditurit tuaj; kur të shtohen lexuesit tuaj e të pakësohen fakihët tuaj; kur të shtohen udhëheqësit tuaj e të pakësohen të besueshmit tuaj; kur të kërkohet dynjaja me vepra të Ahiretit dhe kur të nxhet dituria për tjetërçka, e jo për hir të fesë."