⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Hurejre: I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.), kur merrte tekbirin, heshtte midis tekbirit dhe leximit. I thashë: "Për ty i flijofsha babanë dhe nënën! Kam vënë re se ti hesht midis tekbirit dhe leximit; më trego se çfarë thua gjatë asaj kohe?" Ai tha: "Them: 'O Allah, më largo prej gjynaheve të mia ashtu siç e ke larguar Lindjen prej Perëndimit; o Allah, më pastro prej gjynaheve të mia ashtu siç pastrohet rrobja e bardhë nga papastërtia; o Allah, më laj prej gjynaheve të mia me ujë, borë dhe breshër'."