⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Enes bin Maliku: Kur ndërroi jetë Pejgamberi (s.a.v.s.), në Medine ishte një burrë që hapte varre me kamare (lahd) dhe një tjetër që hapte varre pa kamare (dharh). Ata thanë: "Le të bëjmë istikhare te Zoti ynë dhe t’i thërrasim të dy, e cili prej tyre të vijë i pari, do ta lejojmë ta hapë varrin." Kështu i thirrën të dy dhe ai që hapte varre me kamare erdhi i pari, prandaj i hapën një varr me kamare Pejgamberit (s.a.v.s.).