⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ibn Omari se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) tha: "Allahu i mëshiroftë ata që i rruajnë (kokat)." Ata i thanë: "Edhe ata që i shkurtojnë (flokët), o i Dërguari i Allahut!" Ai tha: "Allahu i mëshiroftë ata që i rruajnë (kokat)." Ata përsëri i thanë: "Edhe ata që i shkurtojnë, o i Dërguari i Allahut!" Ai tha: "Allahu i mëshiroftë ata që i rruajnë (kokat)." Ata thanë: "Edhe ata që i shkurtojnë, o i Dërguari i Allahut!" Atëherë ai tha: "Edhe ata që i shkurtojnë."