⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Enesi: I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ishte në el-Beki‘, kur një burrë thirri një tjetër: "O Ebul-Kasim!" I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) u kthye drejt tij, ndërsa ai tha: "Nuk e kisha fjalën për ty." Atëherë i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) tha: "Emërtohuni me emrin tim, por mos u thirrni me kunjen (nofkën) time."