⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Musa: Pejgamberi (s.a.v.s.) më dëgjoi duke thënë: "La havle ve la kuvvete il-la bil-lah" (Nuk ka fuqi e as forcë përveçse me Allahun). Ai tha: "O Abdullah bin Kajs! A të të tregoj për një fjalë e cila është prej thesareve të Xhenetit?" Thashë: "Po, o i Dërguari i Allahut." Ai tha: "Thuaj: La havle ve la kuvvete il-la bil-lah."