⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton El-Bera bin Azib se Pejgamberi (s.a.v.s.) i tha një njeriu: "Kur të shkosh në vendin e fjetjes apo në shtratin tënd, thuaj: 'Allahumme eslemtu wejhi ilejke, we el-xhe’tu zahri ilejke, we fevvadtu emri ilejke, ragbeten we rahbeten ilejke, la melxhe’e we la menxhe’e minke il-la ilejke, amentu bi kitabikel-ledhi enzelte, we nebijjikel-ledhi erselte' (O Allah, Të jam dorëzuar Ty me fytyrën time, i kam mbështetur punët e mia te Ti dhe jam mbështetur tek Ti me shpresë dhe frikë ndaj Teje. Nuk ka strehë as shpëtim prej Teje përveçse te Ti. Kam besuar në Librin Tënd që e ke zbritur dhe në Pejgamberin Tënd që e ke dërguar). Nëse vdes atë natë, do të vdesësh në fitre (natyrën e pastër), e nëse gdhihesh në mëngjes, do të gdhihesh me shumë mirësi."