⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ibn Omeri se Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: "Kur Allahu i Madhëruar dëshiron ta shkatërrojë një rob, Ai ia largon atij turpin. Kur t'i largohet turpi, nuk do ta shohësh atë përveçse të urryer dhe përbuzës. Kur nuk e sheh atë përveçse të urryer e përbuzës, prej tij largohet amaneti. Kur t'i largohet amaneti, nuk do ta shohësh atë përveçse tradhtar dhe të pabesë. Kur nuk e sheh atë përveçse tradhtar dhe të pabesë, prej tij largohet mëshira. Kur t'i largohet mëshira, nuk do ta shohësh atë përveçse të dëbuar dhe të mallkuar. E kur nuk e sheh atë përveçse të dëbuar dhe të mallkuar, prej tij largohet lidhja e Islamit."