⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Sehl bin Sa'd es-Saidi: Një burrë erdhi te Pejgamberi (s.a.v.s.) dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, më udhëzo në një vepër që, nëse e kryej, do të më dojë Allahu dhe do të më duan njerëzit." I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) tha: "Mos e lakmo këtë botë, që të të dojë Allahu, dhe mos e lakmo atë që është në dorë të njerëzve, që të të duan njerëzit."