⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Saidi se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë: "Sirati do të vendoset mbi Xhehenem, mbi gjemba si ato të bimës Sa’dan. Pastaj njerëzit do të kalojnë mbi të. Disa do të kalojnë shëndoshë e mirë, disa do të gërvishten e do të shpëtojnë, disa do të mbeten të penguar, ndërsa të tjerë do të bien në të me kokë poshtë."