⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Abdullah bin Mes'udi: Sikur njerëzit e dijes ta ruanin dijen dhe t'ua jepnin vetëm atyre që e meritojnë, do të ishin bërë udhëheqësit e kohës së tyre përmes saj. Mirëpo, ata ua dhanë atë njerëzve të kësaj bote për të arritur përfitime prej tyre, prandaj këta njerëz i nënçmuan ata. E kam dëgjuar Pejgamberin tuaj (s.a.v.s.) duke thënë: "Atij që të gjitha brengat i bën një brengë të vetme, brengën e Ahiretit, Allahu do t’ia mjaftojë brengat e kësaj bote. Ndërsa ai që shpërndahet në brenga të shumta të kësaj bote, Allahu nuk do t’ia dijë se në cilën prej luginave të saj do të shkatërrohet."