⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Abdullahu: E pyeta të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s.): "Cili mëkat është më i madhi tek Allahu?" Ai u përgjigj: "T'i bësh Allahut shok, ndërkohë që Ai të ka krijuar." I thashë: "Vërtet, kjo është gjë e madhe." Pastaj e pyeta: "Mandej cili?" Ai tha: "Të vrasësh fëmijën tënd nga frika se do të hajë bashkë me ty." E pyeta përsëri: "Mandej cili?" Ai u përgjigj: "Të bësh zina me gruan e fqinjit tënd."