⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Seidi se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë: "Sa u përket banorëve të Zjarrit, të cilët janë banorë të tij (të përhershëm), ata në të as nuk vdesin e as nuk jetojnë. Mirëpo, njerëzit të cilët i godet Zjarri për shkak të mëkateve të tyre - ose ka thënë: për shkak të gabimeve të tyre - Ai do t'i bëjë të vdesin derisa të bëhen thëngjill. Pastaj do të lejohet ndërmjetësimi dhe ata do të sillen grup-grup e do të shpërndahen nëpër lumenjtë e Xhenetit, e pastaj do të thuhet: 'O banorë të Xhenetit, derdhni ujë mbi ta!' Atëherë ata do të mbijnë ashtu siç mbin fara në llumin që sjell vërshimi i ujit." Një burrë nga njerëzit tha: "Sikur i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) të kishte jetuar në shkretëtirë."