⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Habbabi: Shkuam te i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) dhe iu ankumë për nxehtësinë përvëluese të tokës (gjatë namazit), por ai nuk na e pranoi ankesën tonë. Zuhejri tha: E pyeta Ebu Is-hakun: "A bëhej fjalë për namazin e drekës?" Ai tha: "Po." I thashë: "A bëhej fjalë për faljen e tij të shpejtuar (në fillim të kohës)?" Ai tha: "Po."