⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Hurejre se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s.) duke thënë: "Është më mirë për ndonjërin prej jush që të mbartë një barrë drush në shpinën e tij, të japë sadaka prej tyre e të bëhet i pavarur nga njerëzit, sesa t'i kërkojë dikujt, i cili mund t'i japë ose ta refuzojë. Vërtet, dora e lartë është më e mirë se dora e poshtme, dhe fillo (lëmoshën) me ata që i ke nën përkujdesje."