⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Abdullahu:
Derisa i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ishte në sexhde dhe rreth tij ishin disa njerëz prej Kurejshëve, erdhi Ukbe b. Ebi Muit me plaçën (mbetjet e brendshme) e një deveje dhe e hodhi atë mbi shpinën e të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s.). Ai nuk e ngriti kokën derisa erdhi Fatimja, e hoqi atë nga shpina e tij dhe i mallkoi ata që e bënë atë veprim. Atëherë ai (s.a.v.s.) tha: "O Allah, Ty t’i lë krerët e Kurejshëve: Ebu Xhehël b. Hishamin, Utbe b. Rebian, Ukbe b. Ebi Muitin, Shejbe b. Rebian dhe Umeje b. Halefin ose Ubejj b. Halefin." (Shube, një nga transmetuesit, ishte në dyshim për emrin e fundit). Transmetuesi tha: I pashë të gjithë ata të vrarë në ditën e Bedrit dhe trupat e tyre u hodhën në një pus, përveç Umejes ose Ubejjt, trupi i të cilit ishte copëtuar, andaj nuk u hodh në pus.