⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Auf bin Maliku se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) ka thënë: "Udhëheqësit tuaj më të mirë janë ata që ju i doni dhe ata ju duan juve, që luten për ju dhe ju luteni për ta. Ndërsa udhëheqësit tuaj më të këqij janë ata që ju i urreni dhe ata ju urrejnë juve, të cilët ju i mallkoni dhe ata ju mallkojnë juve." U pyet: "O i Dërguari i Allahut, a nuk duhet t’i luftojmë ata me shpatë?" Ai (s.a.v.s.) u përgjigj: "Jo, përderisa ata falin Namazin mes jush. Nëse shihni te udhëheqësit tuaj diçka që e urreni, urrejeni veprimin e tyre, por mos u largoni nga bindja ndaj tyre."