⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Humaid es-Sa'idi: I solla Pejgamberit (s.a.v.s.) një enë me qumësht nga Nakia, e cila nuk ishte e mbuluar, e ai tha: "Pse nuk e mbulove? Sikur edhe vetëm duke vendosur një thupër përmbi të." Ebu Humaidi tha se ishte urdhëruar që calikët e ujit të lidhen natën dhe dyert të mbyllen natën.