⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Seid el-Hudriu:
U ndalëm në një vend ku na erdhi një grua dhe tha: "Udhëheqësin e fisit e ka kafshuar një akrep. A ka ndonjë prej jush që bën rukje?" Me të u ngrit një burrë prej nesh, ndonëse nuk mendonim se ai dinte të bënte rukje, por ai i bëri rukje me suretun el-Fatiha dhe ai u shërua. Ata i dhanë atij një kope delesh dhe na dhanë qumësht për të pirë. Ne e pyetëm: "A dije të bëje rukje?" Ai tha: "Nuk i bëra rukje me tjetër gjë, përveçse me suretun el-Fatiha." Unë thashë: "Mos i lëvizni ato derisa të shkojmë te Pejgamberi (s.a.v.s.) dhe ta njoftojmë." Kur erdhëm te Pejgamberi (s.a.v.s.) dhe ia treguam këtë, ai tha: "Nga e dijtë ai se ajo është rukje? Shpërndajini ato dhe më ndani edhe mua një pjesë bashkë me ju."