⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Dherri: I thashë: "O i Dërguari i Allahut, po enët e Havdit?" Ai (s.a.v.s.) tha: "Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, enët e tij janë më shumë sesa numri i yjeve dhe i planetëve të qiellit në një natë të errët e të kthjellët. Ato janë enët e Xhenetit. Kush pi prej tij, nuk do të ketë më kurrë etje. Në të derdhen dy gryka nga Xheneti; kush pi prej tij nuk do të ketë etje. Gjerësia e tij është sa gjatësia e tij, aq sa distanca nga Amani deri në Ejla. Uji i tij është më i bardhë se qumështi dhe më i ëmbël se mjalti."