⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ebu Berze: I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) dërgoi një burrë te një prej fiseve arabe, por ata e shanë dhe e rrahën. Ai u kthye tek i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) dhe e njoftoi, e i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) i tha: "Sikur të shkoje te banorët e Omanit, ata as nuk do të të shanin e as nuk do të të rrahnin."