⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Enes b. Maliku se Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: Allahu i Madhëruar ka caktuar një engjëll si kujdestar të mitrës, i cili thotë: "O Zoti im, (tani është) një pikë fare; o Zoti im, (tani është) një droçkë gjaku; o Zoti im, (tani është) një copë mishi". Kur Allahu dëshiron ta përfundojë krijimin e tij, engjëlli pyet: "O Zoti im, a do të jetë mashkull apo femër? I mjerë apo i lumtur? Cili do të jetë rrizku dhe sa do të jetë jetëgjatësia e tij?" Dhe kështu shkruhet çdo gjë derisa ai është ende në barkun e nënës së tij.