⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton El-Bera' bin 'Azib se i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) e urdhëroi një burrë që, kur të binte në shtrat natën, të thoshte: "O Allah, unë Ty ta dorëzoj veten time, Ty ta drejtoj fytyrën time, Ty ta mbështes shpinën time dhe Ty ta besoj çështjen time, me shpresë e me frikë ndaj Teje. Nuk ka strehë dhe as shpëtim prej Teje përveçse te Ti. Kam besuar në Librin Tënd që e ke zbritur dhe në të Dërguarin Tënd që e ke dërguar." Nëse ai vdes (në këtë gjendje), vdes në Fitra. (Ibn Beshshari në transmetimin e tij nuk e përmendi fjalën "natën").