⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Tavusi: Byshejr bin Ke'bi erdhi tek Ibn Abbasi dhe filloi t'i tregonte hadithe, e Ibn Abbasi i tha: "Kthehu përsëri tek ai hadithi kështu e kështu." Ai e përsëriti. Pastaj ai vazhdoi të tregonte dhe Ibn Abbasi i tha përsëri: "Kthehu tek ai hadithi kështu e kështu." Ai e përsëriti e pastaj i tha: "Nuk e di, a i njohe të gjitha hadithet e mia dhe e mohove vetëm këtë, apo i mohove të gjitha dhe e njohe vetëm këtë?" Ibn Abbasi i tha: "Ne tregonim hadithe nga i Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) atëherë kur nuk gënjehej ndaj tij. Por, kur njerëzit filluan të tregonin çdo gjë pa u kujdesur për vërtetësinë, ne e lamë transmetimin e haditheve prej tij."