⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
Transmeton Ibn Abasi: Se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s.) duke thënë: "Kujtdo prej umetit tim që i vdesin dy fëmijë (në moshë të njomë), Allahu i Madhëruar do ta fusë në Xhenet për shkak të tyre." Aishja pyeti: "Po ai që i ka vdekur vetëm një fëmijë nga umeti yt?" Ai tha: "Edhe ai që i ka vdekur vetëm një, o e mbarë!" Ajo pyeti: "Po ai që nuk i ka vdekur asnjë fëmijë nga umeti yt?" Ai tha: "Unë jam ai që do të paraprijë për umetin tim (në botën tjetër); ata kurrë nuk do të goditen nga një humbje si humbja ime."