⚠️
Përkthimi i këtij hadithi nuk është kontrolluar ende.
1120 - Dhe nga Kuthem bin Temmam – ose Temmam bin Kuthem – nga babai i tij, i cili ka thënë: "Erdhëm te Pejgamberi (s.a.v.s.) dhe ai tha: 'Përse vini tek unë me dhëmbë të zverdhur? Përse nuk e përdorni siuakun? Sikur të mos i rëndoja umetit tim, do t’ua bëja obligim (farz) siuakun ashtu siç ua kam bërë obligim abdestin'."