710 - Na ka treguar Ebu Davudi, i cili ka thënë: Na ka treguar Shube, i cili ka thënë: Më ka njoftuar Amër bën Murre, i cili e ka dëgjuar Ebu Hamzën duke thënë:
«Ensarët thanë: O i Dërguari i Allahut, çdo popull ka pasuesit e vet, ndërsa ne të gjithë të kemi ndjekur ty, andaj lute Allahun për ne që t'i bëjë pasuesit tanë prej nesh! Ai veproi kështu dhe u lut për ta»
(159). Amri tha: Ia tregova këtë Ibn Ebi Lejlas, e ai tha: Këtë e ka pohuar Zejd bën Arkami.