227 -
(57)
Na ka treguar Ebu Davudi, i cili ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, nga Simak bin Harbi, nga Musa bin Talha, nga babai i tij (r.a.), i cili ka thënë:
«Isha me Pejgamberin (s.a.v.s.), kur ai kaloi pranë disa njerëzve që po pllenonin hurmat, dhe tha: Çfarë po bëjnë këta? Thashë: Po pllenojnë hurmat, duke vendosur mashkullin te femra. Ai tha: Nuk mendoj se kjo u bën ndonjë dobi. Pastaj tha: Nëse u bën dobi atyre, le ta bëjnë, mos më merrni për bazë për mendimin tim, por kur t'ju them diçka nga Allahu i Madhëruar, unë nuk gënjej asgjë për Allahun».