987 - Na ka treguar Ebu Davudi, i cili ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebi Dhibi, nga daja i tij el-Harith bin Abdurrahman, nga Muhamed bin Xhubejr bin Mut'im, nga babai i tij, i cili ka thënë: «Ishim me të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s.) në një rrugë midis Mekës dhe Medinës, kur ai tha: Së shpejti do të shfaqen para jush
(221) njerëzit e Jemenit, sikur të ishin pjesë resh ose një copë reje; ata janë njerëzit më të mirë në tokë. Një burrë nga Ensarët tha: As ne, o i Dërguari i Allahut? Ai heshti. Pastaj tha: As ne, o i Dërguari i Allahut? Ai heshti. Pastaj tha: As ne, o i Dërguari i Allahut? Ai heshti, e pastaj tha: Përveç jush, me një fjalë të dobët.»