86 - Na ka treguar Ebu Davudi, i cili ka thënë: Na ka treguar Xherir bin Hazimi dhe Mehdi bin Mejmuni, nga Muhamed bin Abdilah bin Ebi Jakuub, nga Rabahu, i cili ka thënë: «Familja ime më martoi me një skllave të tyre rume
(26), dhe ajo më lindi një djalë të zi si unë, të cilin e emërtova Abdullâh. Pastaj pata marrëdhënie me të dhe ajo më lindi një djalë tjetër të zi si unë, të cilin e emërtova Ubejdullâh. Pastaj një shërbëtor i yni rum
(27) që quhej Juhannes u lidh me të dhe kreu marrëdhënie me të. Ajo mbeti shtatzënë dhe lindi
(28) një djalë
(29) që ngjante si hardhucë prej hardhucave. Unë i thashë
(30): Çfarë është kjo? Ajo tha: Jo, për Allahun, ky nuk është prej teje, ky është prej Juhannesit. Ai (Rabahu) tha: E vërtetë. Ata të dy shkuan për t'u gjykuar te Uthmani dhe të dy e pranuan (ngjarjen). Uthmani tha: A jeni të kënaqur që të gjykoj mes jush me gjykimin e Pejgamberit (s.a.v.s.)? Pejgamberi (s.a.v.s.) ka gjykuar se fëmija i takon shtratit, ndërsa për lavirin është guri. Ai është djali yt, ti e trashëgon atë dhe ai të trashëgon ty. Unë thashë: Subhanallah! Ai tha: Kështu është. Dhe unë e vija atë të flinte mes tyre (dy djemve të tjerë); këta të dy ishin të zinj, ndërsa ky ishte i bardhë.»