444
- Na ka treguar Ebu Davudi, i cili ka thënë: Na ka treguar Hishami ed-Destuva'i, nga Katade, nga Subej' bin Halidi, i cili ka thënë:
Dhe na ka treguar Hammad bin Zejdi, dhe Ebu Ubejd - Abduluarithi - dhe Hammad bin Nexhihu, të gjithë nga Ebu et-Tejjahu - Jezid bin Humejd ed-Dub'i -, nga
(92) Sahër bin Bedrit, nga Subej' bin Halidi, ose Halid bin Subej'it, i cili ka thënë: «U shtrenjtuan kafshët, kështu që erdhëm në Kufe për të sjellë kafshë prej andej. Hyra në xhami dhe pashë një burrë me trup mesatar, me dhëmbë të bukur, i cili njihej se ishte nga burrat e Hixhazit. Njerëzit ishin mbledhur rreth tij me kureshtje, ndërsa ai tha: Mos u nxitoni me mua, do t'ju tregoj. Ne ishim në një kohë të afërt me xhahilijetin, e kur erdhi Islami, pashë diçka që nuk e kisha parë kurrë më parë. Allahu më kishte furnizuar me kuptim në Kur'an. Njerëzit e pyetnin të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s.) për të mirën, ndërsa unë e pyetja për të keqen. I thashë: O i Dërguari i Allahut, a do të ketë pas kësaj të mire ndonjë të keqe, ashtu siç kishte të keqe para saj? Tha: Po. Thashë: E çfarë është mbrojtja, o i Dërguari i Allahut? Tha: Shpata. Thashë: A do të mbetet gjë pas shpatës? Çfarë do të jetë pas saj? Tha: Do të jetë një armëpushim me njollë (trazira). Tha: Thashë: E çfarë do të jetë pas armëpushimit? Tha: Thirrësit e humbjes. Nëse atë ditë sheh në tokë një halife të Allahut të Madhëruar, atëherë bashkangjitu me të, edhe nëse të rreh shpinën dhe ta merr pasurinë. E nëse nuk sheh halife, atëherë ik derisa të të zërë vdekja duke qenë i kapur pas trungut të një peme. Thashë: O i Dërguari i Allahut, po pas kësaj çfarë do të jetë? Tha: Dexhalli».